Abuzimet me çmimin e barnave/ Autoriteti i Konkurrencës: Denonconi çdo rast

Autoriteti i Konkurrencës u kërkon të gjithë qytetarëve që të denoncojnë rastet e vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike në këtë moment shtetrrethimi nga koronavirusi i ri, apo i njohur ndryshe si COVID-19

“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse”,- thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës.

“Nëse dispononi fatura ose prova të tjera, jeni të lutur t’i dërgoni në adresën tonë zyrtare: competition@caa.gov.al” thekson Autoriteti Konkurrencës në njoftimin e publikuar të shtunën pasdite. ATA

Aktualitet

Archives