Miratohet kalendari i Kuvendit të Shqipërisë, seancat në sallë me protokolle sigurie antiCovid

Konferenca e  Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 7-25 shtator. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja  miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator-16 tetor dhe kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 7-25 shtator.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi uroi për një sesion parlamentar të suksesshëm, bëri thirrje që komisionet parlamentare të fillojnë menjëherë nga puna për shqyrtimin e projekt-akteve ligjore të depozituara, përfshirë projekt-aktet e mbartura.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 17 dhe 24 shtator.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia.

Konferenca e Kryetarëve vendosi  që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex). Ata

Aktualitet

Archives