4-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Kryemnistri Rama sjell fjalët e saj: Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës për të uruar 5 shtatorin, ditën e Shenjtërimit të saj.

“Mirëmëngjes dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo”, – thekson Rama.

Disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës:

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”.

“Gjithmonë kur të takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”.

“Nëse i gjykoni njerëzit nuk keni kohë t’i doni ata”.

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë , por sa dashuri vendosim në të”.

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij”

Si sot katër vite më parë, më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë. Ata

Aktualitet

Archives