Ministrja Manastirliu: Testimet për Covid-19 i vendosin ekspertë, jo ata që flasin nga divanët e shtëpive apo selitë e partive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i përgjigjet kërkesë së opozitës për rritjen e testimeve duke deklaruar se për testimet vendosin ekspertë jo selitë e partive.

Ministrja Manastirliu e ftuar në një emision televiziv tha se nuk e di kush janë këta ekspertë që flasin nga divanët e shtëpive apo selitë e partive dhe thonë të rritet numri i testeve.

“Nuk rriten sepse nuk e vendos ministria apo qeveria, por komiteti i ekspertëve, që përbëhet nga më të mirët në Shqipëri, epidemiologë, mjekë, etj që udhëhiqen nga profesionalizmi. Nuk gjejnë arsye për të ndryshuar një strategji që po funksionon. Nuk ka vetëm 15 ekspertë, por një rrjet epidemiologësh në tërë Shqipërinë, ndihmës të tyre, mjekë të tjerë dhe më shumë se 130 punonjës të mjekësisë që janë duke hulumtuar dhe shumë vullnetarë që po punojnë me ta”, thekson ajo.

Në lidhje me interesin e Bashës  për transparencë, Manastirliu tha se “mund t’ju them me përgjegjësi që Shqipëria i ka marrë masat dhe ka siguruar të gjithë testet e nevojshme për të realizuar testimet për persona që dyshohen dhe të gjithë kontaktet e tyre të afërta apo kontaktet e dyta e të treta, për të diagnostikuar nëse janë apo jo me COVID-19.

“Janë 2000, 4000 është lidhur kontrata për të ardhur, do vijnë më shumë nga OBSH, pra vazhdon furnizimi i vazhdueshëm me kite”, tha ajo. ATA

Aktualitet

Archives