Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve me koronavirues

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të enjten e 9 prillit, numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në , ku në 24 orët e fundit janë identifikuar raste të reja.

Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik tha në komunikimin për mediet se “ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnjë 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

ATA

Aktualitet

Archives