Ministri gjerman i jep të drejtë Turqisë.

Ministri gjerman i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Gerd Müller kritikoi pagesën me zvarritje të burimit që Bashkimi Evropian ka veçuar për emigrantët në Turqi.

Në deklaratën e bërë për gazetën Augsburger Allgemeine, Müller beri të ditur se deri më sot është dërguar një pjesë e vogël e ndihmës financiare, që është premtuar për tu përdorur për emigrantët dhe për këtë arsye Turqia ka të drejtë që kritikon në këtë temë.

Duke kritikuar BE-në në këtë temë, Gerd Müller tha: “Dërgimi i ndihmave tek njerëzit nuk mund të zgjasë 1 vit”.

Ai bëri të ditur se nga 3 miliardë eurot e premtuara janë dërguar vetëm 800 milionë euro.

“Ne këtu kemi një problem nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye i propozova Brukselit që ndihmat e Bashkimit Evropian, në kuadër të strukturës së bashkëpunimit turko-gjermane të zbatohen nga ana e Gjermanisë” tha Müller.

Aktualitet

Archives