Erdogan: Me ndihmën e Zotit vendi dhe populli ynë do t’ia dalim kundër terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i monitoroj nga afër zhvillimet në lidhje me sulmin e terrorit në Beshiktash (Beşiktaş) të Stambollit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i monitoroj nga afër zhvillimet në lidhje me sulmin e terrorit në Beshiktash (Beşiktaş) të Stambollit. Ai u informua nga ana e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) edhe nga Ministri i Brendshëm Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu).

“Me ndihmën e Zotit vendi dhe populli ynë do t’ia dalim kundër terrorit, organizatave terroriste, terroristëve dhe natyrisht kundër atyre që qëndrojnë prapa tyre”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Pas sulmi të terrorit në Stamboll, Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me shkrim.

“Tërheq vëmendjen që sa herë që Turqia hedh hapa pozitive drejt së ardhmes organizatat terroriste hyjnë në veprim. Nuk ka aspak rëndësi emri dhe mënyra e kryerjes së këtyre sulmeve tinëzare që përjetojmë viteve të fundit. Qëllimi i të gjitha organizatave terroriste përfshirë PKK-në, DAESH-in, FETO-n është të sulmojnë vendin dhe popullin tonë”, shkruan Presidenti Erdoan në mesazhin e tij.

Ai gjithashtu bëri të ditur që askush të mos ketë aspak dyshim që vendi dhe populli do t’ia dalin në luftën kundër terrorit.

Duke e bërë të ditur se Turqia edhe pas këtij sulmi tinëzarë të terrorit sërish do ti shëroj vetë plagët e saj, do të mbajë zi me miqtë e vërtetë dhe se askush nuk do të jetë pranë saj përveç me deklarata të përkohshme të dënimit, Presidenti Erdoan tha: “Ne nuk kemi më arsye për të pritur sjellje të ndryshme nga vendet, të cilat në vend se të radhiten pranë Turqisë dhe popullit turk, i cili lufton kundër terrorit, ata preferojnë ti përkrahin organizatat terroriste dhe terroristët”.

Presidenti Erdoan theksoi se ky sulm vetëm se ka forcuar edhe më shumë vendosmërinë në luftën kundër terrorit, ndërsa shtoi se ende nuk është shpikur ndonjë armë që do të bënte që një popull, i cili lufton me botëkuptimin “Nëse vdes do të jem dëshmor, nëse mbijetoj do të jem veteran”, të heq dorë nga kjo luftë.

Në deklaratën me shkrim të bërë Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen se nuk do ti lënë të qetë sulmuesit ndërsa shtoi se “Dëshmorët tanë të rënë në Beshiktash do ti ruajmë në zemrat tona ashtu sikurse edhe dëshmorët e rënë në luftën kundër organizatës terroriste separatiste, sikurse dëshmorët e rënë më 15 korrik, kujtimet e tyre do të jetojnë përgjithmonë, por njëkohësisht do të vazhdojmë të ecim me vendosmëri drejt objektivave tona. Duke e ditur se gjakut të derdhur me mijëra vjet që këto troje të bëhen atdhe do ti shtohet edhe gjaku i ri, ne do të vazhdojmë luftën tonë pa u ndalë. Shteti dhe populli asnjëherë nuk do ti lënë të qetë kriminelët dhe aktorët e kësaj ngjarjeje”.

Aktualitet

Archives