Ministri Demiraj takim me drejtuesit e policisë Durrës: Prioritet, një proces zgjedhor i sigurt dhe me standarde

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi takime në Drejtoritë e Policisë Vendore në Durrës, Fier dhe Vlorë ku theksoi prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt dhe me standarde, luftën me zero tolerancë ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parandalimin e përdorimit të parave me burim kriminal dhe blerjen e votës.

Ministri përgëzoi punonjësit e Policisë së Durrësit për kapjen e një sasie të konsiderueshme kanabisi në Port dhe Drejtorinë e Vlorës për gatishmërinë e plotë për zbardhur ngjarjet kriminale.

Ministri Demiraj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako inspektoi masat për sigurinë në Portit e Vlorës dhe kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri Demiraj garantoi mbështetje maksimale për përmbushjen e misionit kushtetues nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Aktualitet

Archives