Komuniteti mysliman në Britani dënoi sulmin terrorist në Londër

Në komunikatën e komunitetit mysliman dënohet sulmi po ashtu janë shprehur shqetësimet edhe shqetësimet e tyre.

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA), myslimanët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Londër, duke bërë me dije se janë në gatishmëri për bashkëpunim me autoritetet për t’i luftuar ideologjitë ekstremiste.

Në komunikatë po ashtu janë shprehur shqetësimet e komunitetit mysliman pas sulmit terrorist.

“Sa herë që ndodh një sulm terrorist, komuniteti mysliman ballafaqohet ose me reagime ndaj tyre ose frikohet nga ndonjë reagim i tillë. Komuniteti mysliman i bën thirrje xhematit brenda tij ta çrrënjosin problemin e terrorizmit i cili është fshehur brenda tyre duke vënë maskën e Islamit”, theksohet në komunikatë.

Si pasojë e sulmit në Londër humbën jetën 7 persona dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur ndërkohë që 3 sulmuesit u ekzekutuan nga policia angleze.

Aktualitet

Archives