Meta, letër kreut aktual të OSBE-së për situatën në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta i ka shkruar më 20 qershor një letër kreut aktual të OSBE-së, Miroslav Lajçak ku jep argumentet e tij për situatën aktuale politike në Shqipëri.

Në letrën e nxjerrë sot në medie, Presidenti Meta prek çështjen e përgjimeve, mungesën e gatishmërisë dhe veprimeve nga zyra e prokurorisë për të vazhduar me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të atyre personave të përfshirë në këtë skemë dhe në raste të tjera të rënda korrupsioni të botuara nga mediet ndërkombëtare.

Meta prek në letër protestat e rregullta opozitare dhe sipas tij, “kryeneçësinë e Kryeministrit për të shkuar përpara me zgjedhjet, pavarësisht faktit se në 31 nga 61 bashki do të kishin vetëm një kandidat të regjistruar nga Partia Socialiste”.

Presidenti jep edhe të dhëna të tjera të situatës në Shqipëri duke dalë në përfundimin se “zhvillimi i zgjedhjeve të qeverisjes vendore më 30 qershor 2019, pa pjesëmarrjen e opozitës, që përfaqëson të paktën gjysmën e elektoratit shqiptar, shkel parimet kushtetuese të cilësuara nga dispozitat e posaçme kushtetuese”. ata

Aktualitet

Archives