Mbërrin në Rinas trupi i pajetë i Zarife Hasanaj

Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jetën në një shpërthim në bazën Adaze, në Letoni, ku mbeten të plagosur edhe dy efektive të tjerë të Forcave të Armatosura.

Hasanaj humbi jetën në Letoni pas një shpërthimi të një mine, teksa ishte prej muajsh pjesë e një misioni të NATO-s.

Ministrja Olta Xhaçka shpalli ushtaraken e rënë në krye të detyrës “Deshmore të Atdheut”.

Aktualitet

Archives