Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit

Mbërrijnë në atdhe nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit, Mid’hat Frashëri. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure.

Homazhet për Mid’hat Frashërin po zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve.

Ata

Aktualitet

Archives