Guardiola: goli i Gündogan pas 44 pasimesh radhazi

E bënë përsëri dhe e bënë në sytë e të gjithë botës në ditën më të vecantë për qytetin e tyre. Manchester City i Guardiola ka dizenjuar një gol kryevepër. Ndodhi në derbin kundër United. 3-1 përfundimtar i shënuar nga Ilkay Gündogan u realizua ekzaktësisht në minutën e 85’40” pas një ndërtimi loje që zgjati dy minuta.

Dy minuta në të cilat United nuk arriti të prekte topin. Në minutën 83’46” City rikuperoi topin e nga ai moment 44 pasime radhazi mes lojtarëve të City të gjithë të përfshirë përvec portierit Ederson. Dy prekje mesatarish, topi që lëviz si në vertical ashtu dhe në horizontal. Pasimi i 44 është assist perfekt i Bernardo Silva për lëvizjen e Gündogan.

Koncepti i Guardiolas, në sezonin e tretë, vazhdon të propozojë lojën e preferuar të teknikut katalanas: “Nëse nuk ka një sekuencë prej 15 pasimesh, është e pamundur të ndërtosh një tranzicion të mirë mes mbrojtjes e sulmit”.

Cudia është se në analizën e rindërtimit të aksionit, të 10 lojtarët e City janë të përfshirë e më aktivët janë Silva, Fernandinho e Laporte, që luajnë topin në zonën qendër-e majtë të fushës, përpara se aksioni të shpërngulet djathtas nga ku erdhi asist i Bernardo Silva.

Vetëm 14 muaj më parë City bëri një tjetër demonstrim të ideve të Guardiola, edhe më spektakolar, në golin e Sane. Në Carabao Cup, në 20 shtator 2017, kundër Ëest Bromëich, City shënoi direkt nga nisja e lojës, me 52 pasime radhazi, pas një zotërimi topi prej tre minutash që përfshiu të gjithë lojtarët e skuadrës, përfshirë edhe portierin, pa I dhënë mundësinë kundërshtarëve të ndërhynin.

Aktualitet

Archives