May i kërkon BE-së rihapjen e Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) të rihapë marrëveshjen e tërheqjes nga Unioni (Brexit), njoftoi kryeministria.

Në një deklaratë, zyra e kryeministres May bën të ditur se ajo u ka thënë liderëve të BE-së për synimin e saj lidhur me rifillimin e negociatave të Brexitit për të miratuar marrëveshjen e saj në parlament.

Njoftimi erdhi në ditën kur ligjvënësit britanikë pritet të votojnë një sërë amendamentesh mbi marrëveshjen e tërheqjes dhe strategjinë e qeverisë për Brexitin.

BE-ja e  ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të rinegociojë marrëveshjen dakorduar, por se do të kenë në konsideratë zgjatjen e procesit të Nenit 50.

Britania duhet të largohet nga BE më 29 mars, me përjashtim nëse zgjatet Neni 50.

Aktualitet

Archives