“Marshimi i Kthimit të Madh”, shpresa e palestinezëve për liri

Dhjetëra mijëra palestinezë që prej 30 marsit e deri tani janë duke vazhduar në pesë pika të ndryshme në kufirin Gaza-Izrael protesta paqësore me kërkesë heqjen e bllokadës jo legjitime të zbatuar ndaj Rripit të Gazës dhe lejimin e rikthimit të më shumë se 5 milionë palestinezëve të cilët janë dëbuar nga territoret e tyre.

Data e 30 marsit është zgjedhur si datë e fillimit të protestave paqësore “Marshimi i Kthimit të Madh”, për arsyen se më 30 mars 1976 izraelitët konfiskuan dhjetëra mijëra dynymë tokë në territoret e palestinezëve që jetonin në rajonin Xhelile si dhe për arsyen se është përvjetori i ngjarjes e cila është shpallur nga palestinezët “Dita e Tokës”.

Mijëra palestinezë zhvillojnë protesta paqësore në pesë zona të ndryshme të cilat janë pjesa veriore e Gazës, qyteti i Gazës, në Gazën e mesme, Han Junus dhe Refah, që ndodhen në kufirin prej 65 km Izrael-Gaza.

Palestinezët protestat e tyre planifikojnë që t’i vazhdojnë deri më 15 maj e cila është edhe data e themelimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Fatkeqësia e Madhe”.

Ndërsa një shkak tjetër për vazhdimin e protestave deri në mesin e muajit maj është për të treguar një reagim ndaj planit të SHBA-ve për transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds më 14 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktualitet

Archives