3 gola kundër Deportivos, Messi hyn në historinë e La Liga-s

Argjentinasi Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij tek Barcelona, duke u bërë lojtari i parë që shënon më shumë se 30 gola në shtatë sezone të ndryshme të La Liga-s.

Messi arriti në këtë kuotë golash për sezonin 2017-2018 duke shënuar një “hat-trick” në “Riazor”, pasi skuadra e Ernesto Valverde e siguroi përfundimisht titullin me një fitore 4-2.

Ky tregolësh e vendosi Messin përpara Mohamed Salah në garën për të fituar “Këpucën e Artë”, duke e çuar argjentinasin në kuotën e 32 golave në La Liga për këtë sezon, përkundrejt  31 të egjiptianit të Liverpool në Premier League.

Herën e parë, Messi goditi me 30 gola në një sezon, në La Liga, gjatë sezonit 2009-2010, ndërsa e tejkaloi atë moment historik në tri vitet e ardhshme. Në sezonin 2011-2012, Messi goditi 50 gola të pabesueshëm në La Liga dhe u afrua për ta përsëritur këtë në sezonin 2012-2013, kur shënoi 46 herë.

Aktualitet

Archives