Maqedonia e Veriut – Situatë e rëndë nga Covid-19, rivendoset ora policore

Maqedonia e Veriut regjistroi në 24 orët e fundit 22 vdekje dhe 872 raste të reja COVID-19, ndërsa qeveria mori vendimin e rikthimit të orës policore për shkak të rritjes së rasteve të infektimit.

“Duke filluar nga nesër deri më 22 mars, në vend do të rivendoset ora policore në fashën orare 22:00-05:00”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë në maksimum vendimet.

“Duket se qytetarët e kanë ulur vigjilencën në lidhje me mbajtjen e maskës, dezinfektimin, mosgrupimin, ndërsa numri i të infektuarve ka alarmuar se duhet të ndërmerret urgjentisht diçka”, shtoi ai, ndërsa paralajmëroi për kontrolle të përforcuara nga ana e MPB-së dhe e të gjitha shërbimeve inspektuese.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në MV është rritur në 108 350, ndërsa i vdekjeve në 3 228.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 9 300. ata

Aktualitet

Archives