Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë apel partive politike: Përzgjidhni kandidatë të pastër

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka drejtuar apel partive politike lidhur me listat e kandidatëve për deputetë.

Kim thekson se SHBA ka qenë shumë e qartë në lidhje kërkesën për kandidatë të pastër.

“Nesër është afati i fundit që partitë të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar candidate të pastër, përfshi në lidhje me ligjet e Shqipërisë dhe përcaktimet e bëra nga Sekretari i Shtetit i SHBA. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe votuesit shqiptarë. Shqiptarët nga çdo fushë e jetës më kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është që korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmërisë kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe nëse kanë vullnetin të marrin vendimet e vështira që nevojiten për një të ardhme me demokratike dhe më të begatë për Shqipërinë. Presim që krerët e partive të tregojnë udhëheqësi të vërtetë. Ne do t’u kërkojmë llogari udhëheqësve të partive. Po ashtu, do të mbështesim fort KQZ teksa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, çka është një detyrë që duhet marrë në radhë të parë në emër të votuesve shqiptarë”, deklaron ambasadorja Yuri Kim. ata

Aktualitet

Archives