Manastirliu: Kemi siguruar 500 mijë doza të tjera të Sinovac, ndryshimet e masave po vlerësohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve Shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se fakti që në javët e fundit në Shqipëri ka një situatë të kontrolluar nuk do të thotë se kjo do të çojë menjëherë në mbyllje të spitaleve. E ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24, Manastirliu thotë se pacientët me COVID-19 që trajtohen në spitalet rajonale mund të trajtohen të gjithë në COVID-1 dhe COVID-2.

Sa i përket spitaleve rajonale, Manastirliu thotë se do të shërbejnë për të trajtuar pacientët me simptoma post-covid.

”Mbi bazën e këtij vlerësimi kemi skenarët, por fakti që jem në këto javë të marrim vendime për mbylljen e spitaleve. Kemi mbyllur 2, COVID-3 dhe COVID-4 në QSUT. Kemi mobilizuar forcat tek dy të parët. Por do i vlerësojmë në mënyrë shumë të kujdesshme. Aktualisht po vlerësojmë, por jemi ende në vlerësim për të patur një zhvendosje të pacientëve nga spitalet rajonale në COVID-1 dhe COVID-2, për ti mobilizuar të gjitha forcat tek COVID-1 dhe COVID-2. Jemi përballur me sëmundje të tjera dhe jemi përballur duke mos ndaluar shërbimet për qytetarët. Një prej pavionëve të QSUT është transferuar. Bashkë me stafin e Shefqet Ndroqit, tashmë në një pavion të dedikuar tek COVD-3. Është bërë një rishpërndarje edhe në spitale rajonale. Asnjë qytetar s’ka mbetur pa trajtuar që ka sëmundje pneumonologjike,”- tha Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, monitorojnë në terren dhe nga afër çdo ditë të dhënat epidemiologjike në vend.

“Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit. Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se qeveria shqiptare po punon që të marrë nga Sinovac edhe 500 mijë doza të tjera.

“Nuk ka një problem shqetësues nëse doza e dytë bëhet në disa ditë në avancë. Ne qeveria shqiptare ka vijuar punën e saj për të bërë të mundur që të vijnë 500 mijë doza të tjera të Sinovac dhe për të vijuar më tej me rivaksinimet me dozat e dyta, pasi një pjesë e madhe e kanë bërë dozën e dytë”, theksoi Manastirliu. Ata

Aktualitet

Archives