Malajzi, mbyllen mbi 400 shkolla për shkak të ndotjes kimike

Qeveria malajziane ka urdhëruar mbylljen e më shumë se 400 shkollave në jug të vendit, pasi një numër i madh i nxënësve u sëmurën nga ndotja kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e 111 shkollave shtetërore dhe disa qindra institucioneve arsimore private në rrethin Pasi Gudang, në shtetin Johor.

Vendimin për mbylljen autoritetet e sollën pasi një numër i madh nxënësish kanë raportuar vështirësi me frymëmarrje dhe të përziera. Burimi i ndotjes nuk është zbuluar.

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, të martën deklaroi se autoritetet po përpiqen të gjejnë se cilat kompani qëndrojnë pas ndotjes dhe njoftoi se do të marrin masa të rrepta kundër përgjegjësve.

Në mars të këtij viti, autoritetet malajziane urdhëruan mbylljen e 100 shkollave pasi disa kimikate toksike u hodhën në lumë, duke shkaktuar që rreth 5,000 njerëz të kërkonin ndihmë mjekësore.

Institucionet kompetente pretendojnë se substancat toksike janë hequr dhe se këto dy incidente nuk janë të ndërlidhura.

Aktualitet

Archives