Dështon Samiti i Parisit, akuza Haradinajt

Dështon Samiti i Parisit, akuza Haradinajt edhe për takimin e fshehtë në Berlin

6Samiti i Parisit ishte paralajmëruar pas mbajtjes së atij të Berlinit më 29 prill, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Por, mbajtja e tij ka dështuar.

Presidenti Hashim Thaçi, i ka fajësuar institucionet shtetërore të Kosovës për dështimin e Samitit të Parisit.

“Vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën. Si rrjedhojë, partnerët tanë ndërkombëtarë, fatkeqësisht sot e mbajnë Kosovën përgjegjëse për bllokimin e dialogut, për dështimin e takimit të paraparë në Paris dhe për prolongimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka thënë Thaçi.

Anulimi i samitit të Berlinit, sipas presidentit Thaçi, duhet të jetë moment reflektimi për akterët vendorë e ndërkombëtarë, pasi sipas tij, shënon një hap prapa për dy vendet në rrugën evropiane.

Por, në lidhje me këto akuza ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj. Po ashtu në Facebook, kryeministri e ka akuzuar presidentin Thaçi që pjesë të dialogut e kishte bërë edhe territorin e Kosovës.

“Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë Pazar me sovranitetin dhe integritetin është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik,” ka shkruar Haradinaj.

Aktualitet

Archives