Lulzim Basha uron Fitër Bajramin nga Xhamia e Parrucës në Shkodër

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë nga xhamia e Parrucës në Shkodër me rastin e festës së madhe Fitër Bajramit.

Pas vizitës në xhaminë e Parrucës, ku u prit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari dhe stafi ti tij, Basha u shpreh se uron nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave gëzuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. “Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur një muaj sakrifice dhe sprovash”, u shpreh ai.

“Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet ai.

Aktualitet

Archives