Lleshaj: Do thellojmë masat e sigurisë në Shkodër, jemi në një kohë anormale dhe duhet ndërgjegjësim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka udhëtuar të hënën drejt Shkodrës, ku ka theksuar se do ketë thellim të masave të sigurisë, sa i takon parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ministri i Brendshëm, gjatë vizitës në Shkodër u shoqërua nga  Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një prononcim për gazetarët, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, theksoi se mos respektimi i masave të sigurisë ka sjell dhe rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19 në Shkodër.

“Do të thellojmë masat e sigurisë në Shkodër me qëllim, që të evitojmë grumbullimet. Nuk është koha për të bërë ceremoni as për të respektuar të vdekurit siç meritojmë apo gëzimet. Jemi në një kohë anormale dhe duhet ndërgjegjësim. Mesazhi është të bëjmë maksimumin për të frenuar dhe kapërcyer këtë situatë jemi në fazë kritike dhe maksimumi që mund të bëjmë është: Kush nuk ka punë të rrijë në shtëpi shkurt e saktë. Nuk kemi kohë të bëjmë takime e biseda”,- theksoi Lleshaj.

Gjatë vizitës Lleshaj dhe Veliu kryen inspektime në disa tregje, si në Rus, Zdrale dhe zona të tjera. ATA

Aktualitet

Archives