COVID-19/ Mjeku Pipero: Kjo javë arrin pikun e saj, një kulm i butë fal masave të marra në kohën e duhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, shprehet se përhapja e COVID-19 në vendin tonë, këtë javë do mbyllet pak a shumë me këto numra, duke arritur siç thotë ai, “kulimin e saj, një kulm i butë falë masave të marra nga qeveria, në kohën e duhur”.

Lidhur me shqetësimin e profesorit Et’hem Ruka për ecurinë e kurbës së COVID-19, Pipero shprehet se, numrat janë relativisht të lartë pasi janë testuar në mënyrë “agresive” rastet e kontaktit të ngushtë, dhe në përgjithësi rezultojnë familjare.

“Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e rënies së kurbës. Por ka tre indikatorë të rëndësishëm në ecurinë e kësaj kurbe, së pari masat e mara nga qeveria kombinuar me këshillat tona, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi. Nëse njeri nga këto komponentë ka çaluar kurba nuk do jetë ajo që presim, por ajo që shohim jo larg nesh, në Itali, Spanjë apo dhe me tej”- shprehet Pipero.

Duke sjellë në vëmendje rastin e nënë Vezikos që u shërua nga COVID–19, mjeku Pipero tha se ” Nënë Veziko, gjyshja nga Vlora, e shtruar në spital së bashku me tre pjesëtarë të familjes së saj me COVID- 19, sot të gjithë të shëruar”.

“E fundit doli nga spitali Nënë Veziko, e moshuar por luftarake deri në fund, dhe së bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejën me të vështirë të jetës së saj, fitoi mbi COVID- 19. Të shkuara dhe jetë të gjatë Nënë Veziko”- shprehet Pipero. ATA

Aktualitet

Archives