Limoni rikthen shkëlqimin e lëkurës

Limonët kanë përfitime të panumërta shëndetësore, konsumimi i tyre përmirëson shëndetin e zemrës, mund të trajtojë në mënyrë efektive problemet e lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe mikrobet. Por askush nuk e ka idenë se sa shumë mrekulli mund të bëjë limoni për lëkurën e fytyrës.

  1. Shkëlqen dhe zbut lëkurën– Për lëkurë të ndritshme dhe të butë, ju vjen në ndihmë limoni. Disa zona të trupit me lëkurë të ashpër si gjunjtë, bërrylat apo thembrat e këmbëve mund të zbuten me lëng limoni. Këtë herë lëkurën e freskët të frutit, aplikojeni mbi çdo zonë të trupit: duke përfshirë gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Mbajeni për disa minuta ose edhe gjatë gjithë natës. Pas disa përdorimesh, lëkura do të jetë mjaft e butë dhe me shkëlqim.
  2. Pastron pikat e zeza– Qelizat e vdekura të lëkurës mund t’i pastrosh mirë me lëng limoni. Nëse përdor lëngun e frutit në zonat ku ke pika të zeza dhe ta mbash për disa minuta, do të shpëtosh përfundimisht nga ato. Mbi një lugë çaji sheqer hidh lëngun e një gjysme limoni. Më pas shto edhe pak vaj ulliri. Përhape në fytyrë duke e masazhuar me kujdes, sidomos në zonat me pika të zeza. Aplikoje disa net me radhë derisa të vëresh që pikat e zeza janë zhdukur përfundimisht.
  3. Zhduk shenjat e plakjes– Vetëm aplikoje limonin drejt në zonat ku ke shenjat e para të rrudhave dhe në mëngjes laje fytyrën me ujë të ftohtë. Pas një jave apo dy, limoni do ta ketë pastruar fare lëkurën dhe fytyrës i është kthyer shkëlqimi.

Aktualitet

Archives