“Autokolona e Ndërgjegjes” mbështetet edhe nga gratë e Bosnjë-Hercegovinës

Bosnjë-Hercegovina është bashkuar me “Autokolona e Ndërgjegjes për Gratë”, filluar për të siguruar dëgjimin dhe lirimin e grave që mbahen të burgosura në kundërshtim me ligjin nga regjimi i Beshar Esadit, të cilat përballen me një sërë torturash.

200 gra nga rajone të ndryshme të Bosnjë-Hercegovinës u nisën nga kryeqyteti Sarajevë për tu bashkuar me autokolonën në fjalë.

Ndër gratë pjesëmarrëse, krahas grave që kanë përjetuar të njëjtin fat me gratë siriane gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995, ka edhe vajza të reja të lindura pas luftës.

Ndër këto gra janë edhe “Nënat e Srebrenicës”, të cilat janë nisur për të mbështetur gratë siriane në burgje dhe pasi të kalojnë nga Izmiti, Sakarja, Ankaraja dhe Adanaja do të mbërrijnë në kufirin sirian.

Autokolona mbështetet edhe nga Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), Shoqata e Gruas dhe Demokracisë (KADEM), Vakëfi e Dijanetit, Vakëfi Ensar dhe IHAK, shumë organizata joqeveritare dhe gra nga 55 vende të ndryshme të botës.

Autokolona e Ndërgjegjes do të niset nga Stambolli më 6 mars dhe do të arrijë në kufirin sirian më 8 Mars, Ditën e Gruas.

Aktualitet

Archives