Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri/ 68 të lënduar jo rëndë kanë marrë shërbim në Tiranë dhe në Durrës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndërsa ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës, tha se nuk ka raste të rënda.

68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Pjesa më e madhe kanë marrë shërbim dhe kanë lënë spitalin. Nga 52 raste të trajtuara në spitalin e Traumës, aktualisht po marrin shërbim 21 qytetarë.

Në orën 21.00 Ministria e Shëndetësisë përditësoi të dhënat, duke theksuar se vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në Spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Në këto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes.
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 10 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 5 qytetare ne spitalin e Durresit.
Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministrja Manastirliu deklaroi se eshte vene ne zbatim plani i gatishmerise per rastet e emergjencave.

Aktualitet

Archives