Bushati: Gjermania pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

 “Shqipëria sot ka një sfidë me veten për negociatat me Bashkimin Europian. Në vizitën e fundit që kryeministri Rama pati me kancelaren Merkel pak a shumë u sqarua dhe qëndrimi i Gjermanisë. Pra nëpërmjet qëndrimit të qeverisë federale dhe ministrit të Jashtëm Roth, Gjermania është mbështetëse e Shqipërisë në udhëtimin drejt Bashkimin Europian”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë një interviste televizive.

Bushati tha se “Gjermania vlerëson Reformën në Drejtësi, gjithë kuadrin ligjor dhe reformat që ka marrë Shqipëria si dhe Maqedonia e Veriut në këtë rrugëtim dhe qëndron në të njëjtën linjë  me vendimin e marrë nga Komisioni Europian për të filluar dhe hapur negociatat me Bashkimin Europian”.

“Komisioni Europian për dy vite më radhë  ka shkruar raportin më pozitiv në progresin e tij për Shqipërinë. Janë 26 vende dakord siç është dhe Komisioni Europian dhe janë dhe dy vende skeptike, pra në 85% të vlerës së saj Europa është pro nesh bashkë me komisionin që e harton mënyrën teknike. Dy tre vende kanë problem politike të brendshme, e kanë patur për arsye zgjedhore. Shumica e deputetëve rreth 97% e tyre janë pro Shqipërisë dhe unë jam besimplotë që do kemi rezultate pozitive”, theksoi Bushati.

“Patjetër që në Shqipëri është e rëndësishme që klima politike të jetë e shëndetshme, ne kemi një qeverisje, parlament dhe demokraci funksionale. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit kemi një vijimsi të një sistemi funksional si në konceptin zgjedhor ashtu dhe politik. Kriza e Partisë Demokratike dhe opozitës mund të quhet dhe krizë politike në Shqipëri. Ndërkohë që numrat dhe vendimmarrje në parlament dhe qeverisje është tërësisht funksionale pra nuk kemi një krizë”, përfundoi deputeti Bushati. ata

Aktualitet

Archives