Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë në veriperëndim të Cërrikut

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend gjatë orëve të para të ditës së enjte. Ministria e Mbrojtjes informon se sipas  IGJEUM, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 01:25 minuta dhe qendrën e kanë pasur në afërsi të Cërrikut.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 4.5 ballë.

“Sipas informacioneve paraprake, më datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellësi 20 km ne veriperëndim të qytetit Cërrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme”,- njofton IGJEUM.

Ata

Aktualitet

Archives