Ambasadorët e vendeve të BE-së thirrje për zbatimin e masave në luftën ndaj koronaviruesit të rrezikshëm

Në Ditën Europiane të Gjuhëve, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare përcollën një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare.

Ata apelojnë për zbatimin e masave për parandalimin e e përhapjes së COVID-19.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca shprehet se “BE dhe shtetet e saj kanë mbështetur Shqipërinë në luftë kundër COVID-19 që në fillim të pandemisë dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë. Por tani kemi rastin të bëni pjesën tuaj. Mbaj maskën, laj duar dhe ruaj distancën, bashkë mund t’ia dalim”.

Ambasadorët e vendeve të BE-së apeluan qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në luftën ndaj pandemisë, duke mbrojtur veten dhe të tjerët.

Aktualitet

Archives