Lame zbulon lajmin: Bushati emri i ri për kryeministër. Ja e vërteta e takimit Mediu-Bochard në Rogner

Gazetari Vladimir Lame i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora zbuloi se opozita i ka paraqitur diplomatit të BE, Bernd Bochardt emrin e deputetit të PS-së, Ditmir Bushati për kryeministër.

Pjese nga biseda:

Lame: Në takimin e Ambasadorit të BE-së, Bochart tek Rogner me përfaqësuesit e opozitës është përmendur emri i zotit Bushati apo jo? 

Gaba: Jo nuk është përmendur emri me sa mbaj mend unë. 

Lame: Unë kam qenë i pranishëm aty. Para takimit të partive opozitare me Bochardt, Mediu ka pasur një takim rreth 90 minuta me zotin Bushati. Në atë tryezë ku ju keni qenë dhe keni mbajtur shënime, Mediu i ka paraqitur emrin e Bushatit, zotit Bochardt. Ju keni qenë në atë ambient e keni dëgjuar dhe më vjen keq  që e mohoni. oranews.tv

Aktualitet

Archives