Bllokimi i akseve kryesore, Ambasada italiane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet

Ambasada italiane në Tiranë reagoi sot lidhur me vendimin e PD dhe aleatëve për bllokimin e akseve kryesore rrugore në vend duke i bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbullimet dhe të ndjekin përditësimet.

“Sot më 2 maj 2019, rreth orës 18:00 (përreth dy orë), do të ketë disa protesta politike, efekti i të cilave do të ndikojë në të gjitha rrugët kryesore që lidhin Tiranën me qytetet e tjera”, bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ambasada e Republikës së Italisë.

Në veçanti, pritet ndërprerja e trafikut në sheshin ”Shqiponja” në Tiranë si dhe në segmentin e autostradës në ”Plepa”, Durrës.

Ambasada njofton qytetarët italianë në Shqipëri se në veri të vendit mund të bllokohet segmenti i autostradës në Milot si dhe ura mbi lumin Drin në segmentin Shkodër-Koplik, ndërsa në jug do të ketë ndërprerje në aksin Përmet-Tepelenë-Gjirokastër, në aksin Berat-Ura Vajgurore si dhe në autostradën Vlorë-Levan.

“Ndërprerje të trafikut priten në të 12 rajonet e vendit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të përdorni kujdesin maksimal”, përfundon njoftimi i Ambasadës së Italisë. ata

Aktualitet

Archives