Kyçet Bashkia e Malësisë së Madhe, dalin pozitivë me Covid 2 punonjës, priten përgjigjet për 9 të tjerë

Bashkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert deri ditën e hënë, për shkak se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmi bëhet i ditur për “Balkanweb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se pritet përgjigjja e testit edhe për 9 punonjës të tjerë, që kanë pas kontakte me të infektuarit.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet sërish ditën e hënë të javës së ardhshme.

Deri më tani, Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID-19, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Por, sot numri i të infektuarve ka shkuar në 4, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë.

Aktualitet

Archives