“Kur ti fle, Rama vazhdon punën”

Kur ti fle, Rama punon”, reagoi sot drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ndërsa iu përgjigj kryetarit të PD-së Lulzim Basha i cili u shpreh se “Rama i shet dështimet si suksese”. Fuga apeloi kryetarin Basha të mos bëjë politikë me shëndetësinë.

“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon, fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgjë, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! Shqipëria Buzëqesh”, shprehet ai, duke iu referuar fushatës shtetërore falas të vaksinimit antiCovid që pritet të nisë shumë shpejt.

Basha deklaroi sot se “Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin”.

Më herët, kryeministri Rama dha sot lajmin e mirë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer. Rama theksoi se 10750 dozat e para të kësaj vaksine sipas kontratës do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

më pas duke iu referuar një ndryshimi që kreu i PD-së i bëri reagimit të tij të mëparshëm për vaksinën, Fuga shprehet se “Basha e nis Vitin e Ri me gafa”.

“Shkruan se Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin (që nuk ka ndodhur), pastaj zgjohet dhe e fshin nga Facebook”, tha Fuga.

Ata

Aktualitet

Archives