Krimet zgjedhore dhe pastrimi i parave/ Çela, takim me prokurorët në qytetin e Fierit

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar sot një takim me prokurorë të Rrethit Gjyqësor, Fier.

Ai tha se u diskutua për dy çështje kryesore, hetimin e krimeve zgjedhore dhe hetimet pasurore.

Ne një prononcim për mediet, Çela tha se prokurorët duhet të hetojnë shpejt dhe në mënyrë të plotë të gjitha krimet zgjedhore.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me krimet pasurore dhe me funksionimin e institucionit të posaçme që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ka, përsa i përket pastrimit të produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal. Ka rëndësi për rritjen e efikasitetit në drejtim qoftë me hetimin që lidhen pastrimin e parave por gjithsesi në raport me zbatimin e ligjit antimafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi kanë të bëjnë shumë me kërkesa në nivel ndërkombëtar për performancën e vendit në drejtim të luftës ndaj pastrimit të parave por që lidhet gjithashtu me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Çela.

Në lidhje me heshtjet me krimet zgjedhore, Çela tha se ka patur një numër të konsiderueshëm të çështjeve që janë hetuar apo për të cilat është marrë tashmë një vendim.

“Prokuroria e Fierit është duke i vlerësuar ato maksimalisht dhe bashkëpunimi edhe me institucione të tjera ligjzbatuese ka qenë optimale. Besoj shumë shpejt do të kemi rezultate të cilat do t’i bëhen të ditura publikut. E rëndësishme është që nga ana e tyre të tregohet transparenca, dhe një qasje tjetër në raport me mediet dhe opinionin publik”, tha Çela. Ata

Aktualitet

Archives