Koncert special për 15 Korrikun në Kompleksin Presidencial Turk

Në Kompleksin Presidencial u dha një koncert i veçantë për përvjetorin e katërt të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Në koncertin e zhvilluar në Oborrin me Pishinë dhe organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve, u ndoq për herë të parë nga audienca vepra me titull “Epopeja e 15 Korrikut”, kompozuar nga pianisti dhe kompozitori i njohur turk Fahir Atakoğlu, i cili kishte hedhur në nota frymën e Përpjekjes Kombëtare.

Kompozimi që tregon me anë të notave momentet dhe vendet më të rëndësishme të natës së përpjekjes [për grushtshteti] është e përbërë nga këto pjesë “Tradhtia, Nderi, Marmaris, Salaja (thirrja), Komandanti i Përgjithshëm, Shtëpia e Kombit, Ura e Dëshmorëve dhe Në Rojë të Demokracisë”.

Pianisti Atakoğlu në këtë koncert u shoqërua nga Orkestra Simfonike Presidenciale, Kori Polifonik Shtetëror i Drejtorisë së Përgjithshme të Arteve të Bukura në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe artisti i njohur i muzikës mistike, Sami Savni Özer. trt

Aktualitet

Archives