Ekonomi> Zerimi i tatimfitimit/ Nga masa lehtësuese përfitojnë 12 mijë tatimpagues

Qeveria miratoi dje vendimin për heqjen e tatimfitimit të bizneseve me xhiro nga 5 milionë lekë deri në 14 milionë lekë.

Zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero deklaroi se nga heqja e tatimfitimit të thjeshtuar 5% do të përfitojnë 12 mijë biznese.

“Kategoritë që përfitojnë nga heqja e tatimfitimit janë ata tatimpagues që kanë një qarkullim vjetor nga 5 milionë deri në 14 milionë lekë në vit. Norma e tatimfitimit për bizneset me xhiro nga 5 milionë deri në 10 milionë është një normë e reduktuar 5%, ndërsa për bizneset me xhiro nga 10 milionë deri në 14 milionë lekë norma e tatimfitimit është 15%”, tha Vjero.

Sipas saj, është parashikuar që tatimpaguesit me xhiro 5 milionë deri në 14 milionë lekë të mos paguajnë tatimfitim, të jetë zero.

“Janë 12 mijë tatimpagues që do të përfitojnë nga masa lehtësuese dhe nuk do të paguajnë këtë detyrim për një kohë të gjatë”, u shpreh zëvendësministrja Vjero. ata

Aktualitet

Archives