Këshilla për trajtim natyral ndaj shqetësimeve në sistemin e tretjes

Më poshtë vijojnë disa për sugjerime për trajtimin natyral që mund të përdoret në rast të kapsllëkut (konstipacion).

Së pari;

• Duhet të preferohen frutat e thara.

• Në ushqim duhen përdorur ulliri, vaji i ullirit dhe rigoni.

• Duhet të shmanget konsumimi i tepërt i kafeinës.

• Qumështi dhe produktet e qumështit nuk duhet të konsumohen në sasi të tepërt.

• Duhet të konsumojë shumë ujë dhe ushqime të lëngshme.

• Duhet bërë më shumë aktivitet fizik.

• Duhet të përgatitet një program ushqyerje me bazë fibrash i përbërë nga perime, fruta, bishtajore dhe drithëra.

• Kafshatat duhet të gëlltiten pasi të jenë përtypur tërësisht.

• Nevoja për tualet nuk duhet të vonohet.

• Duhen mësuar dhe shmangur ushqimet që shkaktojnë kapsllëk.

• Bimët që janë të mira për kapsllëkun përfshijnë çajin e nenexhikut, çajin e koprës, çajin e trëndafilit, çajin e xhenxhefilit, çajin e mollës, çajin e hithrës, çajin e radhiqes, ekineas dhe senës.

• Është e rëndësishme të rritet konsumimi i frutave si: dardha, kajsia dhe kumbulla, të cilat janë të mira për kapsllëkun. Gjithashtu për të lehtësuar kapsllëkun mund të rekomandohen çajra të ngrohtë bimor.

Çfarë e shkakton kapsllëkun tek foshnjat?

Problemi i kapsllëkut tek foshnjat mund të lehtësohet duke bërë masazh në stomakun dhe shpinën e foshnjës. Ju mund ta ushqeni fëmijën me pure frutash me tul dhe të përzieni vaj ulliri në supat e tyre.

Çfarë e shkakton kapsllëkun tek fëmijët dhe si mund të tejkalohet?

Kapsllëku tek fëmijët mund të shfaqet për shkak të konsumimit të ushqimeve me sheqer, mos-konsumimit të mjaftueshëm të ujit, vonesës së shkuarjes në tualet, stresit, problemeve psikologjike, qumështit të tepërt të lopës, ushqimit të shpejtë (fast food).

Duke qenë se fëmijët kanë një strukturë të lëvizshme, ata mund ta përballojnë kapsllëkun nëse ushqehen shëndetshëm. Fëmijët duhet të konsumojnë fruta të thara dhe ushqime të përgatitura nga këto fruta.

Fëmijët duhet të shmangin pije të gazuara, kafe dhe çaj të zi.

Çfarë e shkakton kapsllëkun gjatë shtatzënisë dhe si mund të kalohet?

Ndryshimet në hormone dhe ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë kapsllëk. Rekomandohet që gratë shtatzëna të ushqehen shëndetshëm dhe të ecin të paktën 45 minuta në ditë. Për të lehtësuar kapsllëkun gjatë shtatzënisë, mund të preferohet mënyra e të ushqyerit shpesh dhe në porcione të vogla.

Ushqimet me drithëra dhe kumbulla të kuqe dhe të thara mund të jenë një zgjidhje për kapsllëkun.

Pini të paktën 2 litra ujë në ditë për të parandaluar kapsllëkun.

Mund të preferohen lëngje shtëpiake, çajëra të ftohta të bëra vetë ose limonada të bëra vetë. Kur flasim për konsumin e lëngjeve, shmangni pijet e gazuara ose pijet me kafeinë.

Ushqimet natyrale kundër kapsllëkut janë:

Kajsi

Sidomos kur konsumoni kajsi me stomak bosh, zorrët do të punojnë më shpejt dhe do të shkaktojnë jashtëqitje më lehtë. Për të përfituar sa më shpejt, mund të pini një gotë lëng kajsie me stomak bosh kur të zgjoheni në mëngjes.

4-5 kajsi të thara që do të hani para mëngjesit kanë gjithashtu efektin e përshpejtimit të tretjes.

Kumbull

Në varësi të stinës mund të konsumoni kumbulla jeshile ose të kuqe, por mund të preferoni edhe kumbulla të thara.

Banane

Nëse e filloni mëngjesin tuaj me një banane për disa ditë, kapsllëku juaj do të reduktohet dhe përmirësohet shumë.

Tërshërë

Konsumimi i tërshërës duke e zbutur me ujë të ngrohtë do të jetë më i dobishëm për sa i përket tretjes.

Çaj kopre

Mundohuni ta konsumoni duke pirë një gotë çdo ditë pas darkës ose pasdite.

Lakër e bardhë

Për të krijuar një zgjidhje në afat të shkurtër, mund të zieni gjethet e lakrës dhe të pini lëngun. Në të njëjtën mënyrë, dollma e lakrës mund të preferohet për të qenë sa më të shijshme, aq edhe më të lehta për t’u ngrënë.

Fik

4-5 fiq të tharë, të cilët i hani si vakt të ndërmjetëm ose për mëngjes, eliminojnë problemin e tretjes në zorrë dhe ju lejojnë të dilni jashtë më lehtë. Mund të konsumoni edhe fiq të freskët.

Vaj ulliri

Për të marrë një efekt më të shpejtë, mund të pini një lugë vaj ulliri. Nëse e keni të vështirë ta pini, mund të preferoni vajin e ullirit në gatime.

Dardhë

Rekomandohet të hahet dardhë, veçanërisht së bashku me lëvozhgën e saj.

Presh

Preshin mund ta gatuani me vaj ulliri dhe ta konsumoni si darkë. Duke qenë se do të jetë pak e vështirë të konsumohet i freskët, mund ta lehtësoni ngrënien duke e zier dhe duke shtrydhur limon mbi të.

Kos me limon

Shtrydhni disa pika limoni në një tas me kos dhe konsumoheni këtë kos në rast kapsllëku.

Kafe turke me qumësht

Duke pirë qumësht të nxehtë me kafe turke, mund të mbështesni dhe gjallëroni sistemin e tretjes dhe stomakut.

Për kapsllëkun mund të përdoren edhe kosi me bathë deti (çiçibanoz) dhe probiotikë të ndryshëm.

Tani do t’ju japim një recetë shurupi që mund ta përdorni për kapsllëkun:

Harxhet: 1/2 filxhan kumbulla të thara, lëng 1 limoni, 100 ml ujë

Përgatitja: Hidhni kumbullat e thata dhe lëngun e limonit në blender dhe filloni t’i përzieni. Pas rreth 2 minutash shtoni ujin dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet homogjene. Masën e përgatitur mund ta vendosni në një kavanoz qelqi, konsumoni një pjesë dhe pjesën tjetër ruajeni në frigorifer.

Përgatitur nga Dr. Mehmet Uçar

Aktualitet

Archives