Deputetja Tabaku: SPAK sulmohet sepse hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvilloi takimin me temë: “Ecuria në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe nënkomitetit BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021”.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku duke iu referua kapitullit 23 për drejtësinë dhe të drejtave të njeriut, vuri theksin te progresraporti i BE-së për Shqipërinë dhe prioritetet kyçe.

“Progresraporti i BE-së, thotë se Shqipëria ka bërë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, megjithëse mbetet një objektiv që kërkon vullnet politik dhe veprime konkrete. SPAK duhet të forcojë ndjeshëm kapacitetin për të hetuar korrupsionin. Të vijohet me luftën kundër korrupsionit, të bëhet më shumë progres në hetime, të garantohet që SPAK të adresojë me efikasitet në nivele të larta”, tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se lufta kundër korrupsionit as nuk nis as nuk mbaron me një ditë të caktuar por është një proces, u takon këtyre institucioneve ta përkthejnë në rezultate.

Duke folur për sulmet politike, Tabaku tha se fatkeqësisht kur pushteti nuk të kontrollon të sulmon. “Sa herë që ka një problem sulmohet kur duket se po shkohet në drejtimin e duhur dhe kam përshtypje po shkojnë në drejtimin e duhur dhe prandaj sulmohen”, tha ajo.

“Një nga prioritet kyç të raportit është pavarësia e drejtësisë, mosndërhyrja në organet e drejtësisë”, tha ajo. ata

Aktualitet

Archives