Kërkohet shkarkimi në KPA, Xhezair Zaganjori: Dorëzova 10 dokumente ku vërtetohet se janë paguar të gjitha tatimet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar sot një seancë me Kryetarin të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin, pas pretendimit të OMN-së  dhe ankimimit të Komisioneri Publik me pretendimin se nuk ka besueshmëri në deklarimin e pasurisë.

Zaganjori ka dorëzuar në seancën e sotme 10 dokumente për të bindur trupin gjykues për ligjshmërinë e pasurisë, përveç 23 dokumente të depozituar më parë.

Pas përfundimit të seancës në KPA, Zaganjori tha për mediet se dorëzova sot dhe dokumente të reja, që kanë të bëjnë me periudhë të hershme të viteve 1960 ku vërtetohet se janë paguar të gjitha tatimet.

“Jam përpjekur të bëjë më të mirën për t’i gjetur këto dokumente, se sa do të merren parasysh, kjo varet nga trupa gjyqësore. Rreth të njëjtave argumente sillen faktet, krahas 23 dokumenteve sot paraqita edhe 10 të tjera. Shpresoj që Komisioneri Publik t’i marrë parasysh”, shtoi ai.

Në përfundim të seancës së sotme, trupa gjykuese e KPA mori në konsideratë dokumentet shtesë të dorëzuara nga Zaganjori dhe bëri të ditur se vendimi përfundimtar do të shpallet më 17 korrik.

Me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Komisioneri Publik apeloi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Zaganjorin duke kërkuar shkarkimin nga detyra të tij, me pretendimin se ai nuk nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjorit u konfirmua në detyrë në korrik të 2018, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi i cili u kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisionerit Publik, me pretendimin se nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25 qershor 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori.

Gjatë seancës, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të administrojë në cilësinë e provës, disa akte që i depozitoi pranë trupit gjykues.

Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit pretendoi se Komisioneri Publik kishte shtuar elemente të reja gjatë parashtresës së shkaqeve të ankimit. ata

Aktualitet

Archives