Cakaj: “Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”,

“Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, e cilësoi ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj vendimin e Këshillit të Ministrave për marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar në Shqipëri dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

“Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kulturore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike”, tha Cakaj.

Sipas tij, kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbështetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kulturore për shqiptarët e Luginës”, përfundoi Cakaj.  ata

Aktualitet

Archives