Pas tërmetit në Shqipëri, Facebook krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurtë.
Butonat që ofrohen janë “I’m safe” (Jam i sigurtë) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).
Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar ditën e shtunë (21 shtator) 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.
Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.
IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë.
52 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç.