Grupimi Alibeaj dërgon në KQZ kërkesën tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Përfaqësuesi i të grupimit të Alibeajt është paraqitur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas daljes nga ambientet e KQZ, Sekretari për Çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa theksoi se kjo është një praktikë e përcaktuar në kod që ndiqet nga të gjitha partitë politike.

Sefa u shpreh për mediat se ka bërë thjeshtë një veprim procedural.

“Do e vlerësojë KQZ-ja, është gjithë praktikë e përcaktuar në kod. Është e ndjekur nga shumë parti politike. Kjo është një praktikë. Është praktikë e lëshuar nga të gjithë partitë politike”, deklaroi Sefa.

Sot, datë 6 mars 2023, është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të partive politike.

Sipas Kodit Zgjedhor neni 64 pika 1, për regjistrimin e partive politike në zgjedhje çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Aktualitet

Archives