AKU mbyll 2 subjekte për mosrespektim të ligjit për ushqimin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer në shkallë vendi 4 252 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë periudhës 13-28 shkurt 2023.

Sipas AKU-së, 2783 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar dhe 1469 kontrolle janë kryer në terren.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 10.946 kg produkte si dhe 629 kg produkte jashtë standardeve për konsum.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 33 masa administrative gjobë në vlerën e 5.620 000 lekëve. Gjithashtu AKU ka dhënë masë administrative për ndërprerje aktiviteti të dy subjekteve ushqimore për mosrespektim të ligjit për ushqimin.

AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njoftoi se kontrollet janë intensifikuar në çdo drejtim për garantimin e shëndetit të konsumatorëve.ata

Aktualitet

Archives