Goditja e celulës terroriste iraniane, Zv.Ministrja Kuko: Krenare për Agjencitë tona të sigurisë

Romina Kuko, zv-Ministre e Brendshme është shprehur krenare për punën e mirë të realizuar nga Agjencitë e Sigurisë Shqiptare që kanë parandaluar një sulm terroristë përgjatë ditës së ashureve nga një celulë terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri.

Në reagimin e saj, ajo falenderon të gjitha agjencitë e sigurisë për angazhimin maksimal  në këtë mision kaq delikatë, por dhe të rëndësishëm për sigurinë kombëtare. “Agjencitë e Sigurisë Shqiptare kanë goditur me sukses një sulm kundër përfaqësisë së Moxhahedine, Al Khalq në Shqipëri, e ideuar nga anëtarë të forcës “Qods” e cila është degë ilegale e rojës së Revolucionit Iranian, përgjegjëse  për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse mbi dezidentët e regjimit jashtë vendit”-, bën të ditur zv/Ministrja Kuko.“Krenare për agjencitë tona të sigurisë dhe bashkëpunimin e frytshëm që çoj në ndërprerjen e një sulmi të tillë. Falënderoj të gjitha agjencitë e sigurisë për punën e realizuar”-, përfundon Kuko.Në mesditë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, njoftoj goditjen e grupit terrorist që operonte në vendin tonë.   Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nën njësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. ata

Aktualitet

Archives