Gjykata liron mjekët e spitalit të Shkodrës, përqafimi në sallën e gjyqit

Gjykata  e Shkodrës i la të lirë mjekët e spitalit rajonal, të arrestuar dy ditë  më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. 

Seanca maratonë zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të japa masa më të lehta sigurie, jo  arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja  Blerta Hamza. 

Për mjekun kardiolog Luan Dragusha u dha masa e sigurisë  “Liri pa kushte”, për ish drejtorin e spitalit  Përparim Çela liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh dhe mos ushtrim i detyrave të shërbimit administrativ pranë spitalit. 

Detyrim me paraqitje për infermierin Renato Kepi, liri me garanci pasurore  për farmacisten Karmen Kaçulini dhe pezullim i ushtrimit të detyrës administrative pranë spitalit, liri me garanci  pasurore u dha edhe për Amanda Matlijan dhe Juliana Zhurin, ndërsa për Albana Mehmetaj asnjë masë. 

Dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. 

Perqafimi- Vendimi u prit  mes lotësh nga të afërmit dhe kolegët e mjekëve  që qëndruan gjatë të gjithë kohës jashtë dyerve të gjykatës. 

 

Aktualitet

Archives