Gati projekti për restaurimin e Urës së Mesit

Ura e Mesit është ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati. Ajo ndodhet mbi lumin Kir dhe shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Tani kjo urë është gati për restaurim lajmi u bë i ditur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili thekson se “Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin ‘Ndërhyrje restauruese në Urën e Mesit’”.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në këtë urë.

Aktualitet

Archives