Festohen Pashkët Ortodokse në Shqipëri

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kanë kremtuar mbrëmë ringjalljen e krishtit. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë mesha është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi.

Me shprehjet “Krishti u ngjall! Vërtetë u ngjall!”, besimtarët ortodoksë kanë festuar atë që njihet si moment i veçantë i besimit, ringjallja e

Besimtarët kanë ndezur qirinj, me simbolikën e marrjes nga drita e perëndisë, ndërsa e kuqja e vezëve që i dhurohen njëri tjetrit ka një tjetër simbolikë, atë të sakrificës së Krishtit.

Festa vijon edhe një ditë më pas me shkëmbime vizitash e urime për begati e paqe.

Aktualitet

Archives