Basha: “Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm demokracia si e vendeve evropiane”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Slloveni theksoi për gazetën “Delo” se “Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm demokracia si e vendeve europiane”.

Sipas Bashës, Shqipëria është sot në udhëkryq dhe se për të arritur integrimin, vendi ynë duhet të ndjekë rrugën drejt Bashkimit Europiane, e cila sipas tij është aspirata e 95% e shqiptarëve.

“Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njëherë e përgjithmonë”, – theksoi Basha.

Sipas kreut të opozitës, ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo monopol i të fortëve dhe të pasurve.

“Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese”, – u shpreh ai.

Në Lubjanë, Lulzim Basha ishte me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjatë vizitës së tij ka kryer një sërë takimesh të rëndësishme. ata

Aktualitet

Archives