“Festa e Alpeve”, promovim i pasurive natyrore e kulturore

Në Theth u zhvillua të dielën, “Festa e Alpeve”, një organizim i Bashkisë Shkodër dhe shoqatës jofitimprurëse “Well Point”.

Shfaqjet e grupeve artistike nga trevat e veriut, promovimi i pasurive natyrore, kulturore e historike të zonës përmes panaireve, si ai i xhubletës, artizanatit e kulinarisë, si dhe guidat në “Kullën e ngujimit”, tek Ujëvara e Grunasit e kanionet e Thethit, ishin pjesë e agjendës.

I pranishëm në këtë festë ishte nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, i cili siguroi për angazhimin maksimal të bashkisë për përmirësimin e kushteve me qëllim zhillimin e qëndrueshëm të turizmit në Theth.

Zgjidhja e problemit të furnizimit me energji elektrike dhe aksionet e pastrimit, të realizuara në tre javët e fundit, Beka tha se ishin pjesë e planit të emergjencës ndërsa prezantoi disa nga projektet në planin afatmesëm.ata

Aktualitet

Archives